Me fjalët e lamtumirës së Antonio Kontes, tek Interi rikthehet në skenë emri i Masimiliano Alegrit.Por nga dje më shumë se kurrë, ish-trajneri tjetër i Juventusit rikthehet në realitetin zikaltër, i cili në rast konfirmimi të largimit të “Gjeneralit”, me shumë mundësi do të pranojë ofertën e Xhuzepe Marotës dhe do të ulet në stolin milanez.
Ky i fundit ka qenë shpesh pjesë e panoramës zikaltër, sidomos pas shpërthimit të Kontes, pas ndeshjes me Atalantën, në kampionat.