Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar një foto ku shihen qindra të rinj teksa presin në radhë për t’u future në koncertin e këngëtarit kolumbian, Malumës, i cili po mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.
Spahiu shkruan se për koncertin e Malumës janë prerë 11.000 bileta, të cilat kushtonin nga 45 euro deri në 100 euro.
Kur të gjithë po përjetojnë krizën ekonomike, Spahiu shton se është “pa fjalë për qeverinë dhe popullin”.“ÇUDIRA SHQIPTARE: Një gjysëm këngëtar kolumbian po këndon në sheshin e Tiranës. Janë prerë 11.000 bileta.Çmimet ishin nga 45 euro – 100 euro.Unë jam pa fjalë për qeverinë por edhe për popullin.Celine Dion dhe Andrea Bocelli në sallën e operas Paris kushtonin 19 euro përfshi një gotë shampanjë.“Leku letër” në Tironë…..”, shkruan ai.