Koço Kokëdhima ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku është pyetur se pse nuk ka kandiduar për drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ai tregoi arsyen se pse nuk e ka synuar këtë post, ndërsa lavdëroi presidentin aktual Armand Dukën, për të cilin dikur ka hedhur akuza nga më të ashpërat.
Por, tashmë që Duka e ka futur në postet e FSHF-së si dhe i ka dhuruar në konflikt interesi të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore, Kokëdhima është bërë një nga mbrojtësit më të flaktë të presidentit aktual të FSHF-së.
“Unë mund të flas vetëm për Apoloninë. Por, s’mund të flas për administrimin e futbollit në përgjithësi.
President i FSHF-së? S’e kam pasur kurrë qëllim këtë. Nuk e kam ëndërr, s’e kam konsideruar as nevojë. Jam i kënaqur me mënyrën se si qeveriset Federata. Suportoj njerëzit që janë në krye të Federatës”, tha Koço Kokëdhima.