Deputeti i PD-së Dashnor Sula është revoltuar në lidhje me koalicionet e opozitës që janë dorëzuar së fundmi në KQZ për regjistrimin në zgjedhje.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se është për të ardhur keq me situatën e krijuar në PD.
“Udhëheqës politik pa sigël pa simbol pa asgjë. Kjo është për të ardhur keq. Zoti i mëshiroftë nga i pari tek i fundit, përfshirë dhe Sali Berishën. Kjo që po i bëhet PD është një skandal dhe tmerruese. Më dhemb shpirti”- tha ai.
Sula thotë se situata sociale dhe ekonomike në vend është katastrofike dhe kjo sipas tij, për fajin e politikanëve.
Sula u shpreh se në Shqipëri po qëndrojnë vetëm budallenjtë dhe militantëte partive.
“Të gjitha i bëjnë politikanët, ky është problemi. Duhet t’i themi gjërat në sy. Nuk shtyhet më. Po ikin përditë, nuk gjen më njerëz, fshatarë, punëtorë, shtresa e mesme, çdo ditë.
Këtu po rrijnë vetëm budallenjtë, militantët, administrata. Prandaj ka përfunduar ky vend kështu”, theksoi ai.