Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një paralajmërim të frikshëm në lidhje me atë çfarë po ndodh në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Lala jep alarmin për mafien e plehrave, e cila sipas saj po shtrin tentakulat në të gjithë Shqipërinë.
Gjithashtu Lala paralajmëron se nëse shqiptarët nuk rebelohen sot, nesër do të vuajnë pasoja të rënda, përcjell gazeta Drita.
“Mafia e plehrave po forcohet, po shtrin tentakulat gjithandej. Nese ne nuk rebelohemi sot, do te vuajme pasoja te renda neser.”-shkruan gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë këtu se Shqipëria deri tani ka tre kontrata koncesionare të dyshimta, për tre inceneratorë, një në Fier, një në Tiranë dhe një Elbasan, për të cilët shqiptarët paguajnë miliona euro.