Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me ngjarjet kriminale në Shqipëri, ku vetëm mbrëmjen e djeshme një 35-vjeçar në Vlorë, është vrarë me breshëri plumbash në derën e shpisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha jep alarmin për situatën kriminale në vend, ndërsa shkruan se është kjo “kolerë” që po merr jetet e të rinjve, jo jetet e të semureve apo te moshuareve.
“AK-47 “pandemia” e vertete qe po merr jetet e shqiptareve….
Kjo “kolere” po merr jetet e të rinjve, jo jetet e të semureve apo te moshuareve…”-shkruan Artan Hoxha.
Gjithashtu ai i drejton edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, ndërsa shkruan se “Dhe nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hengshin”…
Komandant, si shume me “vrull” ka nisur ky mandati i trete???!!!!
Ndale pak hapin, se nuk po i hyn tmerri vetem popullit, por edhe AK-47 vet per rendimentin e larte te vdekshmerise.…”.