Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.
Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet.
Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.
“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja.
Morina e rëndoi pozicionin e saj, pasi u arratis nga “arresti i shtëpisë” ku ndodhej në Kukës, ndërsa gjatë caktimit të masës së sigurisë gënjeu me një raport të fallsifikuar, duke pretenduar se ishte shtatzënë.
Vetëm pak ditë më parë, ajo postoi disa foto nga arratia me biznesmenin Fisnik Syla, me të cilin u martua në Maldive.