Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës për t’u njohur më nga afër me problematikat e tyre.
Përfaqësuesit e biznesit i thanë Dumës se problemet janë të shumta duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit.
“Kemi litarin në fyt”, – i thanë Dumës përfaqësuesit e biznesit, të cilët shtojnë se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.
Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë.
Duma theksoi se qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria.