Nga Kastriot Islami
‘Doktori’ i Surrelit i ka braktisur shqiptarët sepse po merret gjoja me afganët për ti strehuar në hotele luksoze, ndërkohë që ka futur kokën si struci duke krijuar një terr informativ për 4 çështje shumë të rëndësishme:
1) sa planifikohet të jetë afërsisht numri total i afganëve që po strehohen në Shqipëri,
2) sa do to të jetë afërsisht kohëzgjatja e qëndrimit të tyre;
3) sa është afërsisht kosto mesatare totale e qëndrimit të tyre në Shqipëri e në disa nga hotelet luksoze;
4) konkretisht nga çfarë burimesh financiare paguhen afganët e strehuar në Shqipëri. Këto pyetje bëhen nga çdo shqiptar e familje shqiptare, sidomos nga ata që jetojnë me 2 dollarë në ditë.
Ndërkohë që të gjithë faktorët politikë, të maxhorancës e të opozitës, pavarësisht se kanë qënë të pakonsultuar me transperencë publike nga lideri global apo kanë qënë të detyruar të dëgjojnë broçkullat e arsyetimeve të tij arrogante, kanë rënë dakord për pritjen e afganëve. Natyrisht jo për arsyet mediokre që paraqet lideri i korruptuar dhe i inkriminuar në disa media globale, duke sulmuar njëkohësisht BE dhe NATO sepse nuk ja mban të sulmojë edhe SHBA për të cilën është po ashtu gati ta bëjë…
Por ajo që është më e rënda lidhet me shëndetin e shqiptarëve sepse ‘doktori i Surrelit’ i ka lënë shqiptarët të pavaksinuar me idenë makivalike të shpëtojë kush të shpëtojë përballë sulmeve të virusit të ‘tmerrshëm’ COVID-19.

Më konkretisht, ndërkohë që i gjithi globi është i angazhuar me vaksinimin e qytetarëve në këtë valë të katërt të , virusit Delta, ‘lideri global’ e ka hallin te karrikja e tij dhe i kapur fuqimisht pas saj gënjen e mashtron shqiptarët me broçkulla nga më të ndryshmet, duke sulmuar ndërkohë BE e NATO…
Në nivel botëror, 3,2 miliard qytetarët kanë marrë 1 ose 2 doza, ose ndryshe janë vaksinuar deri më 31 gusht 2021, me dy-doza, rreth 27 % e qytetarëve të globit kurse me 1-dozë rreth 40 % e tyre. Në nivel europian janë vaksinuar me 2-doza rreth 47 % e europianëve dhe me 1-dozë rreth 54 % e tyre. Kurse në vendet e BE, me 2-doza janë vaksinuar 57 % e qytetarëve të vendeve të BE dhe me 1-dozë 64 % e tyre.
Në Shqipëri, deri në 31 gusht 2021, ndonëse Rama mburret si ‘gjeli majë plehut’ se ka ‘vaksinuar’ rreth 824 mijë shqiptarë, e vërteta është e hidhur (shikoni shifrat në portalin serioz Our World in Data me këtë adresë (https://ourworldindata.org/covid-vaçinations):
Në Shqipëri janë vaksinuar deri më 31 gusht 2021, me dy-doza vetëm 22 % e popullsisë dhe me 1-dozë vetëm 29 % e popullsisë. Shifra e të vaksinuarve në Shqipëri është shumë më e ulët se shifra mesatare të vaksinimit me 1 ose 2-doza në në nivel global, europian e të vendeve të BE.
As që diskutohet se vaksinimi i qytetarëve shqiptar është ‘ku thërret kiameti’ nëse shifrat e vaksinimit të raportuara nga Surreli do të krahasoheshin me vendet e tjera të Europës: në Spanjë janë vaksinuar 78 % e popullsisë, në Francë 72 % e popullsisë, në Itali 71 % e popullsisë e kështu me radhë, për të arritur deri te Serbia ku janë vaksinuar 43 % e popullsisë.
Rama duke qenë koshient për këtë realitet, jo vetëm që është i paaftë për të kryer vaksinimin e popullsisë si të gjithë vendet e tjera të Europës, por me një arrogancë ekstreme, i ka lënë qytetarët shqiptarë të përplasen me virusin, bazuar në filozofinë e tij makiavelike të ‘vdesë kush të vdesë’ ndërkohë që pjesa që shpëton le të krijojë bio-imunitetin. Ky është një krim që mund të shlyhet vetëm me ndëshkim! Dhe për më tepër me guximin e një të sëmuri, sulmon BE e NATO, pasi ka braktisur shqiptarët, duke hedhur lotë krokodili për afganët, i kapur me thonj te kolltuku i tij…