Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila ka bërë një gjest human pas pushtimit rus të Ukrainës. Ai ka ftuar dy lojtarë ukrainas të strehohen familjarisht në shtëpinë e tij.
“Në këtë situatë të jashtëzakonshme lufte që po kalon Ukraina dhe Bota, është momenti të tregojmë solidaritet dhe humanizëm. Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukraina Vladyslav Naumets dhe Kuzyk. I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre ! Kaq mund të bëj në këtë moment. Vetëm solidariteti njerëzor mund të fitojë një luftë, një sfidë”, ka shkruar Lila.