Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim në një prononcim të shkurtër për mediat nga Porti i Durrësit foli mbi procesin e dekriminalizimit para zgjedhjeve të 25 prillit.
E pyetur nga gazetarët nëse do të përmendë të tjerë emra që nuk duhet të kandidojnë për deputetë, Kim tha se është duke zhvilluar bisedime dhe se do të flasë në fund të ditës.
Pyetje: Si mendoni partitë politik do ti binden deklaratave për dekriminalizimit?
Yuri Kim: Vazhdoj ta theksoj këtë pikë, votuesit shqiptar meritojnë më shumë. Mbetet për tu parë.
Pyetje: Ju përmendët deputetin Tom Doshi. A keni ndonjë emër që nuk duhet të kandidojë?
Yuri Kim: Jam ende duke zhvilluar bisedime dhe nga fundi i ditës kam për tu përgjigjur për këtë.