Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë kryqëzimit tek “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.
Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë. Kamioni duket se nuk ka mundur të frenojë dhe për pasojë e ka marrë makinën para për rreth 10 metra.
Nuk dihet ende nëse ka humbje jete, por është krijuar panik dhe kaos i madh te kalimtarët.
Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.