Avokati Spartak Ngjela komentoi në studion e Euronews Albania takimin mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ngjela mendon se Kim i ka shkuar në zyrë Metës për t’i thënë që duhet të heqë dorë nga deklaratat se do ketë kryengritje apo do ketë përmbysje.
“Diplomaci ka qenë. Takimi m’u duk normal por këto janë takim me presion si rregull. Pas takimit të shohim se çfarë takimi do mbajë Meta. Do vazhdojë të thotë kjo do bëjë kryengritje? Do vazhdojë të thotë që në datën kaq përmbysemi? Mendoj që ka dashur t’i thotë që këto nuk shkojnë, mendoj unë. Nëse nuk vazhdon me këto, ka pasur presion”, u shpreh Ngjela.