Ilir Meta thotë se deklaratat e forta të bëra dy ditë më parë nga ish-Kryeministri dhe ish-kreu i PS-së Fatos Nano janë ‘zero ngjarje’.
Meta refuzoi t’i përgjigjej interesimit të gazetarëve për një koment të tij në lidhje me akuzat që Nano i bëri në intervistën e mbrëmjes të së enjtes kur tha se ‘Meta ka kryer 7 mëkatet e Biblës, nga ligësia e grykësia tek pabesia’.
“Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë, problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetje e gjithë personelit shëndetësor për përballimin e fluksit të të infektuarve”, tha Meta.
Ai gjithashtu nuk ka preferuar të komentojë nëse Nano ka shanse të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.