Juristja Adriana Kalaja ka hedhur akuza mbi procesin e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike.
Ajo sjell si shembull kandidatin Elvis Hajdërlli për të cilin thotë se ndiqet nga drejtësia greke si dhe ka ndryshuar emrin për t’ju shmangur organeve gjyqësore.
Më poshtë po përcjellim postimin e saj të plotë
Meqenëse media na i ka mbyllur dyert, na rroftë Zuku…
Le të themi disa fjalë për hapjen e dyerve ndaj atyre që me veprime apo mosveprime, u rreshtuan në krah të Lulzimit, duke i shkaktuar kësisoj një dëm shumë të madh Partisë Demokratike.Pavarësisht se çfarë mendoj unë ndaj këtyre individëve, unë e besoj faktin se bashkimi kalon nëpërmjet votës.
Por…….
Gjithmonë ka një por.Se nuk mund të hiqemi sikur nuk ka ndodhur gjë kur u akuzuam llum, kokëpalarë e shpellarë.Dhe as kur na u bë presion me viza amerikane dhe disave edhe me bukën e fëmijëve.
Edhe kur na thonim (dhe vazhdojnë) prisni se për punë ditësh Berisha do arrestohet.Dhe as kur u blindua Selia si rezidencë për këta që sot hiqen se duan bashkimin.
Edhe kur u dhunuam e na mbytën me gaz lotsjellës e deputetë që na prisnin me shkop bejsbolli te “Sarajet” e Lulzimit.Edhe kur demokratët u dhunan çmëndurisht nga Policia Kriminale e Edvin Ramës.Jo. Jo.Nuk mund të hiqemi sikur nuk ka ndodhur asgjë kur hijenat e regjimit, me kërkesën e Lulzimit ndiqnin nga pas demokratët nga matanë urës dhe Prof. Dr. Berishën deri te dera e shtëpisë.
A ju kujtohen?I sjell këto fakte se nuk janë ngjarje sporadike dhe të pamenduara por ngjarje të ndodhura sipas një skeme të qartë sorosiste dhe e ideuar nga Yuri Kim.
Ndaj them se nuk mund të sillemi skkur nuk ka ndodhur asgjë por, atë çfarë ka ndodhur ta përkthejmë me votë ndaj kandidatëve në garë.Meqënëse ta fjala te kandidatët, më shkruajtën disa miq nga Devolli i bukur dhe më thanë se atje kishte bum kërkesash për kandidim.Jsnë të mirëpritur gjithë kandidaturat, por sot më shumë se kurrë, Partia Demokratike ka nevojë për intelektualë dhe qytetarë që bashkojnë demokratët, dhe jo për hajdutë apo abuzues të kapur pas karrikes dhe të gatshëm të bëjnë çdo gjë për karriken……
Mes 11 kandidatëve për kryetar të degës së PD-së Devoll, spikat edhe ish doganieri Romeo Hajderlli, i konvertuar ne Elvis Hajderlli.Miqtë e mi më shkruajnë se mirë universitetin e mbaroi me “korespondensë” po shkollën e mesme ku e ka mbaruar?
Të gjithë e dimë se shumë shqiptarë, për arsye të ndryshme e ndërrojnë emrin kur shkojnë në Greqi, ndërsa “Romeo jonë”, Kandidati për Kryetar e ndërroi pasi erdhi natën nga Greqia, ende pa kaluar në sistemin e kontrollit doganor shqiptar.
Ndaj në këto kushte më lind e drejra të pyes:- A mundet ish kamarjeri i Peres Selanik, Romeo apo Elvisi i kovertuar të marrë një dëshmi.penaliteti në shtetin grek lidhur me pastërtinë e tij lidhur me veprat penale dhe se nuk ndiqet penalisht nga drejtësia greke me emrin Romeo Hajderlli?Po kështu më lind pyetja:
– Si mundet që ky shtetas pa shkollën e mesme (diploma e të cilës rakordon me kohën kur ky ka qënë emigrant në Greqi) u emerua doganier dhe më pas përgjegjës turrni, nga ku njihet për bemat dhe pasurinë e shpejtë si doganier me grupin e doganierëve “vipa”?- Si ka mundësi që me lekët e “kamarierit” nisi një pallat 4 katësh dhe me katet e para dyqane?- Si u emërua Elvisi drejtor i Ujësjellësit ne Bashkinë Devoll?
-Si e firmosi lejen që u bë rezervuari i hidrocentralit mbi burimin e ujësjellësit të Mirasit gjë e cila nuk lejohet kategorikisht dhe fshati Miras sot vazhdon të pijë ujin e bardhë të përzier me ujra të zeza?-Si u pasurua ai njësoj si Lulzimi gjatë gjithë këtyre viteve në Opozitë?
Gjithashtu, miqtë e mi demokratë më thonë se para dy vitesh, në pamundësi të merrte votat për në Kryesinë e PD-së Devoll, i kërkoj Kryetarit të degës të vendosej me dhunë sekretar organizativ, dhe kur ky fundit i tha se je i pa votuar, në sy të zvarranikut Endri Hasa, e goditi si bandit me grushta.
Foto Nr.2 poshtë është publikuar nga unë një ststus kur Lulzimi organizonte takimin në Korçë dhe kur u dhunuan dhjetëra demokratë nga policia e krimit që shoqëronte Lulzimin, por që duhet të garantonte dhe mbarëvajtjen e mbledhjes ku ishte i pranishëm Romeoja i konvertuar në Elvis dhe bashistët e tjerë.
Ashtu si në foton Nr.3 shihni sesi mbështetës të Lulzimit dhe Romeos alias Elvis kanë kallëzuar në SPAK, Komisionin e Rithemelimit Dega Korçë se kanë “uzurpuar me dhunë” Selinë e PD-së.Tani këtyre tipave do i hapen dyert?Këta banditë do votojnë anëtarësia?
Ndaj ditën kur të shkoni të votoni miq të mi demokratë mos harroni:- 9 shtatorin.- 11 dhjetorin.- 18 dhjetorin.- 8 janarin.Ndaj ditën që do shkoni të votoni kujtohuni sesi u pasuruan këta antidemokratë gjatë 9 viteve në Opozitë.Këta jo vetëm që vazhdojnë frymën bashiste, por duan të depertojnë në organet drejtuese me qëllim vazhdimin e shkatërrimit të PD-së.Duke i shërbyer Lulzimit dhe atyre të shkopave të bejbollit. Ps: E habitshme. Gjatë gjithë jetës time, kam njohur vetëm 2 kamarierë që janë bërë miliarderë.Lulzim Bashën dhe Romeo alias Elvis Hajderli.