Xhisiela Maloku, vajza nga Fushë Kruja asokohe vetëm 25 vjeç, akúzoi ish-të dashurin e saj Rexhep Rraja se e kishte dhúnúar. Ajo deklaroi se ai e përndiqte, madje e kishte dhunuar dhe djegur me cigare në një dhomë hoteli.
Reagimi i mediave dhe opozitës ishte shumë i madh dhe i menjëhershëm, pasi Rexhepi ishte djali i Rrahman Rajës, deputetit të PS.
I çuditshëm ishte dhe fakti që pa kaluar 24 orë, vajza tërhoqi denoncimin duke deklaruar se kishte shpikur. Ajo mori fajin mbi vete, ndërsa opinioni publik krijoi idenë se Xhisiela ishte kërcënuar, prandaj tërhoqi padinë.
Kanë kaluar disa vite nga ajo periudhë, Xhisiela ka ndryshuar totalisht, aq sa nuk do e njihni, ofíceri që i mori dëshminë u largua duke fituar azil, ndërsa Rexhep Rraja bëri 3 muaj búrg.
Sot Xhisiela jeton mes luksit, ështe gjithë kohën në udhetime ku nuk nguronte të tregojë orat dhe mjetet e shtrenjta me të cilat shëtit. Gjithashtu ajo tregon në rrjetet sociale edhe buqetat me lule qe surprizohet here pas here nga dikush, qe nuk e bën publik.
Por Xhisiela gjen kohë dhe për të “ofenduar” mediat të cilat e shpëtuan asokohe kur u dhunua. Me një gjuhë të ashpër Xhisiela shprehet se nuk na ndihmon dot ne, se jemi të dështuar dhe ziliqarë.