Një nga imazhet me të cilat është identifikuar prej kohësh Partia Demokratike, është dhe Erla Mhilli, e cila sot, e zhveshur nga roli i saj si zëdhënëse e selisë blu dhe e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në drejtim të lidershipit aktual të demokratëve, Lulzim Basha.
Ajo tha se sekretarët e Partisë Demokratike nuk kanë ardhur si rrjedhojë e një procesi zgjedhor, por janë të emëruar nga Basha, një kopje e keqe e PS.
Diskutimi
Erla Mhilli: E dimë që ministrat i emëroni ju vetë
Rama: ju keni qenë, e dini si vihen ministrat
Erla Mhilli: Jo, nuk janë vënë ashtu në fakt, por s’jemi këtu për të folur
Rama: A u janë marrë leje
Erla Mhilli: Po sekretarët e partisë, se kanë filluar të dyja partitë njësoj, i emërojnë edhe sekretarët, nuk bëhen më zgjedhje
Rama: Nuk e di si e kanë ata
Erla Mhilli: Kanë qenë ndryshe, por kanë filluar t’ju kopjojnë juve, me emërim
Rama: PS nuk kopjohet
Erla Mhilli: Mund të jetë kopje e keqe, por është kopje