Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një fotografi ku po hapen themele për një ndërtesë pranë burgut 313.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se themelet janë hapur fare pranë ndërtesës së burgut, dhe sipas saj nuk do të ishte çudi që ndonjë i dënuar i rrezikshëm të hapë një tunel dhe të dalë në liri.
Por, gjithashtu ajo jep “alarmin” e zaptimit të çdo centimetër tokë në vendin tonë, duke mos lënë asnjë hapësirë për fëmijët.
“Kjo gropa është hapur në themelet e burgut 313. Prisni ndonjë ditë kur të nxjerrë kokën ndonjë i dënuar. Një tunel dhe fap del në liri ndonjë vrasës apo grabitës i dhunshëm.
Babëzia këtu ska fund. Si mundet me u zaptu cdo cm tokë. Po si nuk latë një pëllembe vend për femijet që të kenë mundësinë të luajne në një park të gjelberuar? Na moret frymën nga betoni…
Foto bërë nga kati i 3 i gjykatës së Tiranës (dhoma penale)”-shkruan Klodiana Lala duke ngritur shqetësimin lidhur me kantieret e ndërtimit në Tiranë.
Pallati në fjalë po ndërtohet nga shoqëria “Erjoni” sh.p.k. e cila ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1995 dhe është pjesë e “Hysenbelliu grup” të investitorit Irfan Hysenbelliu i cili gjithashtu ka në pronësinë e tij një sërë aktivitetesh si “Gazeta Panorama”, “Gazeta Panorama Sport”, “Gazeta Shqiptare”, “Revista Psikologjia”, “Revista Grazia”, “News 24”, “Balkan Web”, “Radio RASH”, “Birra Korça”, “Uji Fab”, “Universiteti Luarasi”, “ALB-MS 97”, “Erjoni” Ndërtim, “Egnatia” Ndërtim, “Hotel Prestige”, dhe së fundmi e “Restorant Prestige” dhe “Prestige Holiday Resort” (ish-Mak Albania në Golem) etj.
#GazetaDRITA.al