Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj ka konsideruar momentin historik të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj tregon sfidat që do të ketë Shqipëria deri në plotësimin e të gjitha kapitujve për tu bërë anëtarë e BE-së me të drejta të plota.
Teksa është e bërë e qartë se do të jetë drejtësia (shteti ligjor) kapitulli i parë që do të hapet për Shqipërinë dhe i fundit që do të mbyllet, përpara aderimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, Gjonaj tregon disa nga detajet e procesit nisur nga eksperienca dhe kontributi i saj disa vjeçar si ish ministre e Drejtësisë, gjithashtu edhe si eksperte gjatë harimit në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.
Më poshtë po përcjellim intervistën e plotë të Gjonajt:
Gazetari:
Kam kënaqësinë që në pjesën e parë të emisionit ta zhvilloj bisedën me nënkryetaren e Komisionit të Integrimit. Përshëndetje!
Flasim pak për atë që është dita historike. Cfarë nënkupton hapja e negociatave për atë që mund të jetë një process teknik, pasaj më në detaje politikisht.
Etilda Gjonaj:
Konferenca e Parë Ndërqeveritare si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ashtu si e theksuat është një ditë historike, e shumëpritur, që kemi punuar shumë gjatë dhe pavarësisht se këtë ushtrim e kemi kryer me vite me rradhë. Unë mbaj mend në Ministrinë e Drejtësisë për sa i përket cështjeve të reformës, kapitullit 23, sot është përcaktimi i kuadrit negociues nga Këshilli Europian. Ne e kemi filluar punën shumë herët. Kjo konferencë bëhet për herë të parë si procedurë nga KËSHILLI, duke i mbledhur bashkë edhe përcaktimin e kudrit negociator, edhekonferencën si event, dhe një takim tjetër që konsiderohet takimi i parë i procesit screen i kuadrit legjislativ. Në praktikat e mëparshme janë përcaktuar ditët kur këto tre procese, që për ne janë mbledhur në një ditë. Besoj që ky lajm i sotshëm është një lajm shumë pozitiv jo vetëm për ne që kemi punuar dhe e kemi prioritet kryesor, por dhe për qytetarët shqiptarë. Ata besojnë tashmë më shumë tëk mekanizmat e BE dhe tek ëndrra europiane, prespektiva europiane për ta pasur atë këtu.
Gazetari:
Pse u tejkaluan të gjitha këto etapa, pra integrimi i dy vendeve ka dhe atë peshën e vet gjeostrategjike më tepër sesa plotësimi i kushteve.
Etilda Gjonaj:
Tashmë ju e dini që është një vendimi marrë para isa vitesh dhe pritej në mënyrë të vazhdueshmë dita e mbajtjes së kësaj konference. Kjo për shkak të një bllokimi politik të vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut dhe për të fituar kohë dhe për të patur mundësinë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat sot i knë përmbushur kushtet të kenë mundësi të fitojnë kohë për të avanzuar në këtë proces. Për shqipërinë ka pasur ndërshkimin e vendimmarrjes politike, pavarësisht e ne kemi treguar se në mënyrë koherente kemi qëndruar në të njëjtat masa, të njëjtat vendimë për sa i përket sigurisë në rajon, Europë dhe Botë. Duke qënë vend anëtar i NATO-s, Këshillit të Sigurimit, por dhe masat që kemi marrë kundrejt Rusisë kanë treguar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy aktorë serioz që luajnë një rol të rëndësishëm në Ballkan për pjesën e Sigurisë.
Gazetari:
Reagimi nga vetë Presidenti i SHBA-së, ku thotë që është e rëndësishmë të mbështesim aspiratën për një Europë të plotë, të sigurt dhe në paqe. Duket sikur kemi një mbështetje përtej Atlantikut.
Etilda Gjonaj:
Ka pasur një mbështetje të vazhdueshme nga vetë presidenti, nga sekretari Blinken, që para disa ditësh bëri një deklaratë ku mbështeste hapjen e negociatave. Ne konsiderohemi jo vetëm si një vend aleat, por edhe si një vend strategjik që luan një rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon.
Gazetari:
Kjo tavolinë është simbol i negociatave që do zhvillohen nesër me BE. Po ju vendos në rolin e qeverisë dhe unë në rolin e negociatorit të BE. Si do zhvillohen këto negociata kapitull për kapitull?
Etilda Gjonaj:
Unë dua të citoj kryeministrin Rama që tha ky është fundi i fillimit, sepse në fakt një proces shumë I gjatë dhe shumë I vështirë na pret përpara. Kjo duke konsideruar të mirëqënë faktin e vullnetit politik dhe besoj jo vetëm nga mazhoranca, që ka treguar mjaftueshëm me gjithë reformat që ka ndërmarrë, por duke shpresuar dhe nga opozita të mundet të vijojë me pjesën që konsiderohet teknike, duke patur mundësinë që me procesin e screening të kuadrit ligjor apo procesin e verifikimit të kuadrit ligjor shqiptar sesa është në përputhje me direktivat e BE. Do kemi mundësinë të fillojmë të hapim kapitujt, apo konsideruar sot me metodologjinë e re, me Cluster, me grupime. Si një proces, që zhvillohet për herë të parë për shkak të ndryshimit të metodologjisë, do kemi mundësinë për herë të parë të hapen disa kapituj për të ndërmarrë masa në aspektin legkislativ apo strategjik. Do kërkohen një sërë planesh strategjike në fusha të caktuara dhe grupimi i parë që hapet është pikërisht ai që përmban kapitujt më të rëndësishëm, ku çdo vënd aspirant për anëtar në BE e ka kaluar këtë proces. Janë kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me drejtësinë, me cështjet e korrupsionit, krimit të organizuar, të drejtat e njeriut, por përtej këtyre dy kapitujve që janë të parët që happen dhe të fundit që mbyllen do ketë dhe disa kapituj të tjerë që hapen njëkohësisht. Në varësi të proceseve teknike që do ndërmarri vendi ynë për të harmonizuar legjislacionin do të jetë edhe koha, e cila do të shënojë fazën tonë derisa të jemi anëtar të BE.
Gazetari:
Le të mbetemi tek këto dy kapituj që ka dhe një lloj mburrje nga Rama sa herë që shkon në Bruksel sidomos për atë që lidhet me reformën ne drejtësi dhe krimin e organizuar. Këto kapituj konsiderohen si rrugë e nisur apo është vetëm qasja e qeverisë shqiptare. Pra BE e njeh këtë reformë?
Etilda Gjonaj:
Reforma ne drejtësi e dimë mjaft mirë që ka qënë një nga reformat që i ka dhënë këtë vendim kaq të drejtë e të shumëpritur nga ne. Reforma në drejtësi si një reform e paprecedentë dhe unike, kur them unike sepse është e vetme në Shqipëri, por duke krahaasuar dhe me vendet e rajonit është ajo që cakton ndryshimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Duke konsideruar që kjo është shtylla kyce për të gjitha vendet e BE, jo vetëm për ato që aspirojnë të jenë anëtar une mund të them me plot gojën jo vetëm nga bindja ime e brendshme apo nga një mendim I imi, por nga ato që janë të njohura tashmë nga Komisioni Europian me raportet e tyre, nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë reforma në Drejtësi e ka bërë Shqipërinë që të jetë pararojë e vendeve të Ballaknit, por jo vetëm. Po të shikojmë një raport të fundit që Komisioni Europian nxorri për 27 vëndet europiane për sa i përket shtetit të së drejtës, ne shikojmë që ka problematika që ne sot i kemi superuar lidhur me sistemin gjyqësor. Flasim për vende europine që janë anëtare. Reforma në drejtësi me shtyllat e vendosura, legjislacionin tashmë të miratuar, rezultatet që ka sjellë, por njëkohësisht me rastet e para që po shikojmë në rastet e korrupsionit, krimit të organizyar, në atë cka sistemi vet duhet të fitojë që ka të bëjë me pavarësinë. Kemi një system që nuk mund të ndikohet politikisht, në një kohë kun në disa vende të BE ky konsderohet problem si Polonia, Hungaria apo vende të tjera që sot sfidohen nga problem të tilla që lidhen me influencën e politikës në sistemin e drejtësisë. Padyshim kemi shumë për të bërë për zbatimin e saj, por e vendosur me një kuadër të tillë ligjor është e pamundur që të shmanget. Kot nuk e kemi thënë që reforma në drejtësi nuk ka më kthim pas dhe duke e mbajtur në konsideratë këtë, mbështetur nga BE dhe partnerët e tjerë dhe vazhdojjnë ta ndjekin e sot mund të them që mjaftushmërisht kemi bërë shumë hapa përpara. Nuk mund të themi që i kemi kaluar këto dy kapituj sepse do ndjekim një proces analizues të të gjithë kuadrit ligjor nga BE, ku këtë ushtrim e kemi kryer edhe më herët 2020, p.sh Ministria e Drejtësisë për kapitullin 23 Ka kryer një analizë analitike pë të gjithë legjislacionit sesa përputhet me kuadrin e BE.
Gazetari:
E kemi një shifër?
Etilda Gjonaj:
Nuk di ta them me %, por ka qënë një analizë shumë e detajuar rreth 2000 faqe që bënte të gjithë procesin e screening për kapitullin 23. Mos harrojmë që janë mijra ligje, mijëra akte të Këshillit të Ministrave, që tashmë do duhet të shihen me strukturat e Komisionit Europian, por duhet të rishikojmë pjesë të legjislacionit që kanë nevojë të përafrohen me direktivat. Mund t’ju them që nga vendet e Ballkanit Perëndiomr, në pjesën e kapitullit 23 kemi qënë pararojë.
Gazetari:
Edhe përpara Serbosë dhe Malit të Zi?
Etilda Gjonaj:
Mund të them që jemi para të gjitha vendeve të rajonit dhe sot për sot dhe Kosova që do të kryejë një reform në drejtësi si e jona apo Maqedonia e Veriut kanë marrë opinione nga Komisioni i Venecias, që I ofrojnë të njëjtën metodologji që ne kemi ndjekur. Duke patur parasysh që është një reform unike, besoj se do shërbejë si model për vendet e rajonit për tu huazuar dhe zbatuar si ajo që kemi aplikuar ne.
Gazetari:
Dhe një moment tjetër delikat kur flasim për reformën ne drejtësi, ku u përmend dhe në Bruksel,
për gjyqtarët e prokurorët që nuk kanë kaluar vetingun. Mendohet që duhet ti nënshtrohen një lloj
hetimi pasuror dhe penal. Ka një kërkesë me këmbëngulje nga Brukseli për këtë pikë?
Etilda Gjonaj:
Dua t’ju njap një detaj, në momentin që të gjithë kapitujt do hapen kushtet, kriteret teknike, politike do jepen në mënyrë të vazhdueshme nga BE për kapituj të ndryshëm. Do të thotë që kushte e kritere do shohim në vijim sipas kapitujve. Nga progres-raporti i fundit i Komisionit ka qënë një rekomandim I vazhdueshëm, që të gjitha cështjet, që lidhen me vendimmarrjet e komisionit të vetingut për shkarkimin dhe dorëheqejn e atyre që nuk e kalojnë dot këtë proces, por që ka fakte që lidhen me korrupsionit organet e prokurorisë apo SPAK duhet ti ndjekin dhe besoj që do jetë një ndër kriteret që nuk do ndryshojë, ashtu si mund të jenë një sërë kriteresh të tjera që lidhen me reformën në drejtësi. Pra do jemi nën lupën nga Komisioni për veprimtarinë që kryejmë për pjesën ligjvënëse dhe zbatuese.
Gazetari:
Më lejoni të insistoj tek kjo pikë se kur ju thoni që është rëkomandimi që kjo kategori te hetohet,
gjykohet. Këtë nuk e bën qeveria shqiptare, duhet ta bëjë SPAK dhe qeveria s’duhet të ndërhyje.
Etilda Gjonaj:
Axhenda europiane nuk është vetëm e qeverisë, por përfshin të gjitha institucionet dhe pushtetet dhe pushteti i drejtësisë është I detyruar të zbatojë të gjitha rekomandimet e BE. Ministria e Drejtësisë luan një rol kordinimi për monitorimin, marrjen e informacionit për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të BE, kur bëhët fjalë për drejtësinë. Këtu institucionet vet sipas përgjegjësisë që kanë duhet të respektojnë këtë rekomandim për të filluar dhe gjykuar të githa cështjet që prokurorët dhe gjyqtarët duhet të merren për hetim dhe gjykim.
Gazetari:
Por nëse nuk ka përparim nga një institucion që është krejt i pavarur nga qeveria kjo na penalizon?
Etilda Gjonaj:
Patjetër që po, por janë një sërë mekanizmash që i detyrojnë institucionet e drejtësisë të respektojnë rekomandimet. Si mund ta keni ndkjekur Kuvendi miratoi rezoluatat për veprimtarinë e institucioneve të drjeytësisë, ku Një ndër rekomandimet për Spak është ndjekja dhe hetimi i rasteve të korrupsionit të atyre që s’ kanë kaluar procesin e vetingut.
Gazetari:
Kjo rezolutë ka fuqi tek SPAK?
Etilda Gjonaj:
Rezoluta ka efekt rekomandues, por në fund të fundit Kuvendi është vetmi mekanizëm kontrrollues I veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë.
Gazetari:
Mbetemi tek kapitujt e tjerë ndërkohë. Ju thatë që do ketë kushte hap pas hapi. Kjo do ta bëjë qeverinë më të kujdeshme me miratimin e ligjeve që cënojnë konkurencën, tregun e lirë. I referohem dhe fjalës së Komisionerit për Zgjerim, që përmendi ato që mund të jenë nesër kriteret ekonomike. Është një lloj detyrimi dhe për qeverine?
Etilda Gjonaj:
Pavarësisht se qeveria kur ka miratuar ligje kanë qënë të kujdeshëm mjaftueshëm për ta konsultuar jo vetë me grupet e interest, por edhe për të marrë një mendim apo opinion nga strukturat ndërkombëtare që janë këtu. Flas dhe për delegacionin e Komisionit Europian. Patjetër flasim për ligje sensitive, që lidhen me rekomandime dhe direktiva të BE, por padyshim në këtë proces që ne jemi na jep një detyrim dhe përgjegjësi më shumë për të qënë më të kujdeshëm për ti konsultuar publikisht. Me qytetarët, shoqërinë civile, grupet e interest dhe për të qënë të kujdeshëm që përafrimi I legjislacionit me direktivat e BE të jetë i njëjti.
Gazetari:
Si është parë cështja e reformës në drejtësi, që po jep rezultate në hetimin e ish ministrave, ish-deputetëve apo deputeteve. Si është parë kjo nga BE?
Etilda Gjonaj:
Një ndër rekomandimët të paktën në tre progres-raportet e fundit të Komisionit ka qënë ndërtimi I
një database në rastet e korrupsunit në nivelin e zyrtarëve të lartë nga SPAK. Do të thotë që është
një kërkesë që duhet të ndiqet nga SPAK në të gjitha rstet. Për sa kohë është parë me pozitivitet
të gjitha zhvillimet e fundit nga ana e hetimit, gjykimit të disa cështjeve ku preken Zyrtarë të Lartë.
Besoj që kjo është gjithashtu një sfidë e SPAK që do duhet ta vazhdojnë, jo vetëm për ti vërtetuar
BE-së që po zbatojmë rekomandimin, por nga ana tjetër për të plotësuar arsyen që është ngritur
SPAK, luftën ndaj pandërshkueshmërisë. Besoj që këtu dyfish duke përfshirë pritshmëritë e qytetarëve dhe tona, por njëkohëssiht të aktorëve ndërkombëtar, do duhet që SPAK të ketë më shumë raste për pjesën e korrupsionit nga Zyrtarët e Lartë.