Ish-deputeti socialist Ilir Beqaj ka komentuar situatën e krizës energjetike e cila pritet të prekë vendin tonë.
Beqaj u shpreh se duhet edhe një reflektim edhe në sjelljen konsumatore, duke nisur që nga vetë qeveria, madje të mos përdorin kondicionerë në zyra por të kursejnë energjinë elektrike.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet edhe një lloj reflektimi në sjelljen konsumatore, madje qeveria duhet ta fillojë nga vetja duke mos përdorur kondicionerët në zyra.Madje nga tetë orë të punojnë gjashtë, e provuam punën nga shtëpia në pandemi dhe nuk na shkoi keq. Në ditë të vështira duhet të kursesh”, u shpreh Beqaj.
October 6, 2021
Ilir Beqaj thirrje qytetarëve: Mos u ankoni për rritjen e çmimeve por nisni kurseni. Në shtet të punohet 6 orë në ditë dhe jo 8 orë
by gazetadrita