Gjykata ka lënë në burg infermieren e Spitalit Infektiv, Ronida Hysi, e cila u arrestua dy ditë më parë, për vjedhjen e portofolit të një pacienti me Covid.
Infermierja e Infektivit, Ronida Hysi, do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.
Përmes avokatit të saj, Hysa ka pranuar se ka kryer tërheqjet e parave në disa bankomate por pretendon se portofolin e ka gjetur, dhe nuk e ka vjedhur nga pacienti i ndjerë.
30-vjeçarja beqare dhe nënë e një fëmije të mitur, ka pranuar se tërheqjet i ka bërë për arsye ekonomike.
Infermierja u arrestua, pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” për vjedhjen e portofolit të një pacienti me Covid-19, si dhe kartën e tij bankare, teksa ky i fundit kishte ndërruar jetë.
Ajo u kallëzua nga djali i të ndjerit me Covid, i cili ka thënë në polici se infermierja ka tërhequr shumën prej 60 mijë lekësh nga karta e pacientit.
Policia thotë se në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga infermierja në Spitalin Infektiv.