Regjisori Edmond Budina i ka shkuar Ilir Metes ne zyre dhe i ka bere thirrje që të mos dekretojë kryeministrin Rama dhe dy ministrat, Elva Margariti dhe Ulsi Manja, per shkak te prishjes se Teatrit, por dhe sepse kane blere vota.
Në një deklaratë për mediat, ai deklaroi se Edi Rama duhet të jetë para drejtësisë.
Budina tha se është e pamoralshme që një parlament shkarkon Presidentin dhe tani kërkon të betohet po te presidenti.
“Ne për të disatën herë jemi përballë jush. Kemi shkuar në SPAK dhe sot jemi të presidenti. Mund të krijohet përshtypja se e kemi ekzagjeruar, por ne jemi opozita e vërtetë në vend.
I bëj thirrje institucioneve duke nisur nga partitë opozita, Nuk mjafton të denoncosh fakte, por duhet të bësh aksione konkrete. Kjo është ajo që po bëjmë ne sot.
Dua të them që është e pamoralshme që një parlament i paligjshëm shkarkon presidentin dhe vjen po te presidenti për të marrë miratimin për të qeverisur.
Në një kohë që duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetues. Po ashtu është e pamoralshme, që dy ministrat kanë bërë një precedent.
Ne jemi të vendosur që këtë luftë të qytetarisë shqiptare ta çojmë deri në fund. Ne besojmë se presidenti do të respektojë kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi”, tha Edmond Budina.
Ndërsa juristja Adriana Kalaja deklaroi:
““I jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetutës. I kemi kërkuar presidentit, mosdekretimit e shtetasit Edi Rama, për kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së teatrit. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK. Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje e teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën.
Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues. Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Ajo jo vetëm që propozoi VKM për transferimin e pronës së teatrit, që është antikushtetues. Pra pas gjithë veprave penale që ka konsumuar Elva Margariti ministrja vazhdon të konsumojë vepra penale.
Kemi kërkuar edhe mos dekretimin e ministrit Ulsi Manja, pasi është i përfshirë në përgjimet për blerjen e votave. Ne mendojmë se janë një njolle e zeze në historinë e shtetit shqiptar.
Në referim dhe të kërkesave të integrimit Evropian të Shqipërisë, ne mendojmë se qeveria e re duhet të jetë qeveri që respekton ligjin dhe kushtetutën. Ne jemi të bindur se presidenti do të respektojë ligjin dhe kushtetutën.
Me urdhër të këtij kryeministri është bërë edhe shkarkimi i presidentit. Minimalit ne duhet të presim që të flasë gjykata kushtetuese. Pasi të flasë gjykata kushtetuese atëherë ne themi që presidenti duhet të dekretojë një qeveri që nuk duhet të ketë ministrat që ne nuk duam të dekretohen.
Ne jemi të bindur që vendimi i Presidentit do të jetë i bazuar në kushtetutë. Presidenti ka treguar dhe ka dhënë prova se është pro mbrojtjes së kushtetutës. Ne jemi të bindur se edhe nëse presidenti do të rrëzojë kërkesën tonë do ta argumentojë në zbatim të kushtetutës”.