Rreth 260 shoferë kanë ndërtuar një grup të mirëkoordinuar në aplikacionin Whatsapp për t’i shpëtuar efektivëve të policisë rrugore dhe postoblloqeve që ngrihen herë pas here për kontrolle rutinore
Nga denoncimi i mbërritur në gazetën “DRITA”, vërehet dialogu i përditshëm i shoferëve të cilët njoftojnë në çdo orë të ditës vendndodhjen e patrullave të policisë duke sinjalizuar për të ulur shpejtësinë në pikën e kontrollit rrugor.
Ndërkohë, gjithashtu, shoferët informojnë edhe kur rruga është bosh në mënyrë që gjithsecili që e sheh të ketë mundësi për të çuar shpejtësinë tej çdo limiti duke qenë se mungon monitorimi në atë rrugë.
Grupi ka mbi 1 vit që funksionon në mënyrë të përditshme ku sipas rregullave të vendosura nga katër administratorët kryesorë, secili prej anëtarëve ka të drejtë të informohet dhe detyrë të informojë sa herë has një bostobllok apo has rrugën e boshatisur, raporton gazeta “DRITA”.
Edhe pse ky grup vepron prej kaq kohësh, asnjë prej strukturave të policisë së shtetit nuk ka marrë asnjë masë duke i lënë këta shoferë të lëvizin krejtësisht të lirë në rrugët e Shqipërisë si rrezik për veten, pasagjerët dhe shoferët e tjerë që zbatojnë sinjalistikën.
Ky është një ndër disa grupe të ngjashme të cilët veprojnë në rrjetet sociale me qëllim zbulimin e pikave të kontrollit dhe strategjisë së policisë.
Më poshtë, Gazeta “DRITA” përcjell të plota disa nga komunikimet e kryera mes tyre: