Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike është fillimi i ringritjes së kësaj force politike.
Ky është mesazhi i fortë i grupimit “Për PD-në” që kanë dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha kanë mbajtur një deklaratë shumë të fortë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas asaj që u tha në konferencën për media, Partia Demokratike në këto zgjedhje nuk frymëzoi dhe votuesi tradicional i kësaj force nuk u kthye në kutitë e votimit.
Ne jemi të vetëdijshëm se PD nuk frymëzoi dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin.
Propozimet:
Po ashtu, Edit Harxhi prezantoi edhe propozimet e “Grupit të PD”, që sipas saj kanë në thelb, pikërisht reformimin në mënyrë që PD-së ti kthehet dinjiteti.
“Ne si ‘Grupi për PD’, një grup brenda PD propozojmë një reformim të thellë të PD.
1-Modelin hapjes dhe bashkimit të forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD apo që duan të vijnë në PD
2-Kthimin në program të qartë të të djathtës konservatore moderne
3-Ndryshimet statuore duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit.
4-Debatit të lirë dhe sistemin e primareve me programe të qarta politike për çdo kandidat çdo demokrat brenda dhe jashtë vendit.
Kjo PD mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike, vetëm kjo parti mund të përfaqësojë vendin dhe vetëm kjo PD mund të fitojë. Në si grup për PD jemi një grup i hapur, bëjmë thirrje për reflektim dhe ftojmë të mblidhen rreth vlerave idealeve të PD.”