Nga Irena Beqiraj
Ndërsa në Prill të 2020, në rrugët e Tiranës lëvizte vetëm tanku , një grup “Heronjsh” të cilët u nisën drejt Italisë, me daullet e probagandës që binin fuqishëm, trazoi emocionet e shqiptarëve, mbi te gjitha krenarinë që shpesh për shkak të prapambetjes e kemi afer 0.
Në lajmet italiane të asaj kohe, të mbushura me përshendetje edhe falenderime, gjendeshin edhe gazetarë racionalë ” të pandjeshëm” që shkruan se heronjtë e mjeksisë shqiptare kishin shkuar pa dokumenta profesionale .
Ndërsa sot pas dy vjeteve po vajtojnë 3 milion euro të harxhuara pa kontribut .
Historia e grupit te infermierëve ku midis tyre kishte edhe dentistë, me kujtoi historinë e hebreut rus I cili morri lejen e shpërnguljes nga Rusia për në Izrael.
Në kufi, policët rusë i kontrollojnë bagazhet dhe i gjejnë një bust të Leninit dhe e pyesin: “Çfarë është kjo?”. Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebru dhe vazhdon: “Ky është Lenini, themeluesi i socializmit, i cili i ka sjellë mirëqenien popullit rus. Po e marr me vete si kujtim për kohët e begata që kam kaluar.”
Pasi kalon kufirin dhe shkon në aeroportin e Tel-Avivit, policët e doganës i kontrollojnë bagazhet dhe kur shohin bustin e pyesin: “Çfarë është kjo?” Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë Hebreu dhe vazhdon: “Ky është Lenini, krimineli i çmendur që më detyroi të ikja nga Rusia. E kam marrë me vete që ta mallkoj sa herë që ta shoh!”. Pasi shkon në shtëpinë e re, të afërmit i vijnë për vizitë. Një prej nipave e pyet: “Kush është ky?”Pyetja e duhur, nuk është “kush është?”, “por çfarë është?”- tha Hebreu dhe pa e zgjatur tha: “Ky është një bust 10 Kg ari 24 karat, pa doganë!”
Hebreu njësoj si politikanët ishte I paisur me aftësine për të sqaruar të njejtën cështje apo veprim në forma të ndryshme grupeve të ndryshme, me kusht që secili dëgjues të kënaqej nga cfarë dëgjonte mundësisht të ngacmohej edhe emocionalisht. Duke ngacmuar trurin emocional të dëgjuesit, hebreu , politikanët, nxjerrin jashtë loje aftesinë për të arsyetuar në menyrë racionale.
Me Leninin “e dashur” dhe “të urryer” Hebreu futi 10 kg ar 24 karat pa doganë , ndërkohë lideri Global krijoi një mundësi vizibiliteti ndërkombetar, në kohën kur liderat europianë të papërgatitur “gabimisht” po mendonin vetëm edh për kombet e tyre. Për ketë u kritikuan ashpër nga kryeministri ynë, I cili udhëhoqi me anë të shembullit .Çfarë gjetjeje!
March 29, 2022
Grupi i infermierëve tanë në Itali edhe historia e Hebreut rus me Leninin
by gazetadrita