Deputetja e PD Gruda Duman në Kuvend sot tha se buxheti i projektuar për 2022, është mjeran. Duma sulmoi kryeministrin Rama se e ka lënë Shqipërinë në varfëri totale.
“Ky buxheti që është mjeran që është si në mesjetë është si një krekosje e gjelit majë plehut. Kemi një marrëdhënie me plehrat, një marrë dhënie paralele, duam ta ricikliojmë por me kosto të ulëta. E njëjta marrëdhënie që kemi me inceneratorët. Kur mori të qeveriste kryeqytetin e vendit ty të dukej se kur shëtisje se ishe në ekspozitën e një vendi të çmendur.
Të dukej vetja në një ekspozitë të një kryeqyteti psikopatësh. Psikopatia mbaronte mbrapa. Mbrapa ishte e rrënuar. Ky ka ardhur me dhjetëra herë për të treguar me çdo metaforë se sa i rrënuar është. Nuk e harron njeri metaforën ‘jashtëqitja që iu del nga goja’.
Ishte po i njëjti njeri që mori fotot tona 5 me 5 në protestë dhe linçonte këdo nga opozita. Ky thërret vetëm urrejtjen. Kur e çoj në mendje cilin tipar fizik mund t’i bësh Ramës 5 me 5 e kam të vështirë të mos qeshësh. Ky popull megjithëse kur pa foton e Ramës nudo, e votoi për kryeministër. Ky është civilizimi. Ky popull la mënjanë gjithçka, megjithëse e panë në atë gjendje, e votoi sërish”., u shpreh Duma në Kuvend.