Zbardhet dëshmia e Indrit Bajraktarit, i riu që u la në burg për vdekjen e 17 vjeçares Enisa Doda, e cila u mbyt në det në Velipojë, teksa kishte dalë për një xhiro me skaf bashkë me të.
Ai ka thënë se të dy kanë rënë nga motori i ujit në det, pa ndjenja, dhe më pas kur është përmendur, ka tentuar të dalë me not. Ndërkaq ka theksuar se e dinte që vajza ishte 18 vjeç, prandaj ka dalë me të.
“Jemi rrezuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not.
Ka ardhur një çift tjetër me motorskaf dhe me thanë se po njoftojmë ato të motorskafeve se ata ishin dy veta dhe nuk kishte vend për mua.
Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika.
Më kapi paniku dhe kisha frikë.
Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është ne Angli dhe kemi njohje. Kemi qene pa jelekët mbrojtës në motoskaf”, ka thënë ai në dëshmi.

August 23, 2020
Gjykata e la në burg për mbytjen e 17 vjeçares, zbardhet dëshmia e Indrit Bajraktarit: U rrëzuam nga motori në det pa ndjenja, erdhi një çift tjetër
by gazetadrita