Moti i keq që ka prekur vendin, ka shfaqur një sërë problematikash të ndryshme.
Nisur nga situata e vështirë që është krijuar ku një pjesë është izoluar nga temperaturat dhe dëbora, të vetmit që kanë “menduar” për faunën e egër kanë qenë gjahtarët e paligjshëm.
Duke përfituar nga gjendja ku ndodhemi, ata kanë marrë armët e tyre dhe i janë drejtuar zonave të ndryshme për të ushtruar aktivitetin e pashqetësuar për të vrarë kafshë dhe shpendë, raporton GazetaDRITA.al.
Ndërkohë, ajo që vihet re nga një vëzhgim i gazetës DRITA është fakti se kanë qenë vetë gjahtarët ata që kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale këtë aktivitet të paligjshëm duke ju “mburur” miqve.
Le të kujtojmë se oratoriumi i gjuetisë në vendin tonë ka një afat 5 vjeçar dhe pritet të përfundojë në vitin 2021.
Edhe pse ka si qëllim primar mbrojtjen dhe shtimin e faunës së egër, realiteti në terren tregon krejt të kundërtën.