Biznesmeni Gjergj Luca është shprehur se sektori i pëshkimit ka marrë pikë maksimale në vlerësimin e BE-së lidhur me kapitujt që dorëzohen për çeljen e negociatave.
Përmes një videoje Luca thotë se kjo do të sjellë më shumë fonde për këtë sektor, më shumë vende pune dhe të ardhura për të punësuarit.
“Ne sektori i peshkimit kemi marrë pikët maksimale në kapitujt që ne dorëzojmë për çeljen e negociatave në BE. Këto pikë përkthehen në fonde, vende pune, anije të reja, etj. Ne marrëdhëniet tona si peshkim i kemi filluar me debate dhe sherre të mëdha. Duhet të mburreni edhe ju si ministri që i kemi dhënë vëmendjen dhe kohën që ky sector të ece para”, është shprehur Luca.