Analisti Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit dhe votën që do të japin shqiptarët.
Teksa kanë filluar të bëhen premtimet e para për qytetarët, Gjekmarkaj ka treguar nëse më 25 prill vota do t’i jepet individit apo premtimeve.
Agron Gjekmarkaj: Mbi të gjitha besoj se do jetë një votë gjykimi, votë gjykimi për punët e qeverisë në 8 vite dhe si e tillë do të jetë një votë kundra me ndonjë shumicë, do jetë një votë ndërmjet njeriut mesjanik dhe njeriut që i di të gjitha duke shfaqur një lloj arrogance, herë simpatike dhe herë jo sic është kjo e Edi Ramës dhe njeriut normal sic është Lulzim Basha.
Do jetë një votë që do gjykojë sigurisht programet dhe vërtetësinë e tyre në raport me kohën dhe realitetin në të cilin jetojmë dhe sa i përket Bashës, mendoj se mund ti përmenden disa gjëra pozitive. Nuk e di në kanë qenë premtime, por janë gjëra pozitive që do ta gjykojnë qytetarët, sic është koha kur ai ishte ministër i transportit për rrugën e Kombit, kur ishte ministër i brendshëm për liberalizimin e vizave dhe integrimin në NATO si ministër i jashtëm dhe kryetar i Bashkisë Tiranë që nuk i bëri dëme qytetit. Në këtë kontekst mendoj që do të prevalojnë një votë pro Bashës dhe opozitës.