Gazetari Roland Qafoku u shpreh në një intervistë për Euronews Albnia se kur u vra Azem Hajdari, Sali Berisha hodhi menjëherë akuza ndaj Fatos Nanos dhe Slobodan Millosheviçit.
Qafoku teksa analizoi dhunën e ushtruar ndaj Berishës në protestën e 6 dhjetorit, tha se akuzat ndaj Ramës nuk qëndrojnë derisa të provohen nga organet kompetente.
Sipas tij Berisha nuk duhet të bëjë akuza që deri më tani janë të pabaza.
“Kur është vrarë Azem Hajdari, deklarata e parë e Berishës ka qenë: Azemin e vrau me Millosheviçin. Nuk e vrau as Nano as Millosheviç nga hetimet prokurorisë. Berisha nuk ka thënë se prit se bëra gabim. Kështu nuk funksionon në 2022. Nuk mund të bësh politikë me këtë ngjarje të turpshme, shumë të rëndë, kemi edhe keqardhje për Berishën. Kjo për shkak edhe të moshës. Ma provoni nëse e ka bërë Edi Rama.