Gazetari Habjon Hasani ka ironizuar deklaratën e ish deputetit Alfred Peza i cili tha se kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar të kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit por ai kishte refuzuar.
Hasani sjell një qasje tjetër duke mos kursyer notat e humorit:
“Kishte thirrur Edi Rama sot ne zyre Fred Pezen. Sipas dikujt prezent aty ne zyre dialogu ishte shume i shkurter, i tensionuar dhe pak a shume keshtu:
ER: Fredi aman te hengsha kaken behu deputet, te lutem, te pergjerohem, te puth byçen.
FP: Jam i lodhur Edi, kam 5 vite qe nuk shkruaj me ditar, eshte e pafalshme kjo gje per nje publicist per nje intelektual si une.
ER: Jooo jooooo joooooooo(ER nis dhe i bie murit me koke, nderhyn garda me shpejtesi kap Ramen dhe nxjerr Fredin jashte)“, ironizon Hasani.
March 7, 2021
Gazetari ironizon Alfred Pezën: Rama nisi t’i bjerë murit me kokë kur e refuzoi të bëhet deputet, ndërhyri garda me shpejtësi dhe…
by gazetadrita