Lufa brenda Partisë Demokratike po bëhet mjaft e egër ku të gjitha fraksionet janë hedhur në akuza të forta ndaj njëra-tjetrës.
Mbrëmjen e sotme, portali syri.net, i njohur për afërsinë me ish kryeministrin Sali Berisha ka piblikuar një denoncim që vjen nga Paraguaji për kryetarin në detyrë Enkelejd Alibaaj, raporton gazata Drita.
Sipas shkrimit, kërkohet hetimi i tij dhe vendosja para përgjegjësisë për afera korruptive.
Shkrimi i plotë
“Të hetohet Enkelejd Alibeaj”! Ky është mesazhi që vjen nga Paraguaji, ku janë ngritur akuza ndaj ish-presidentit të Bankës Qendrore të këtij shteti, Carlos Fernández Valdovinos.
Referuar portalit syri.net, diplomati paraguajan, Blas Oddone shkruan në Twitter se bankieri Valdovinos i ka dhënë mbështetje financiare dhe bankare, deputetit të PD, Alibeaj.
Ai thotë se organet hetimore të Paraguajit duhet të hetojnë transaksionet që Carlos Fernández Valdovinos ka kryer për interes të Alibeajt.
Nuk është e qartë se për çfarë veprimesh bankare bëhet fjalë dhe nëse ato janë kryer direkt në llogaritë e përfaqësuesit të Lulzim Bashës.
Oddone e quan Alibeajn politikan të korruptuar që duhet të hetohet.
Por kërkesa e Blas Oddones nuk është e vetmja.
Edhe gazetari i njohur paraguajan, Pedro Escobar Medina i bën thirrje institucioneve të Asunción, të hetojnë politikanin shqiptar, Enkelejd Alibeaj, për mbështetjen financiare që ka përfituar nga ish-kryebankeri i Paraguajit, Carlos Fernández Valdovinos.
Reagimet, Blas Oddone: Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të hetojë mbështetjen financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos dhënë politikanit të korruptuar shqiptar Enkelejd Alibeaj.
Pedro Escobar Medina: Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të marrë në konsideratë të hetojë mbështetjen e mundshme financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos, që supozohet të jetë dhënë për politikanin shqiptar Enkelejd Alibeaj.
***Carlos Fernández Valdovinos është një nga bankierët më të njohur në Paraguaji.
Ai ka shërbyer si Guvernator i Bankës Qendrore të Paraguajit nga viti 2013 e deri në 2018.
Në maj 2017 ai u zgjodh anëtar i Bordit të Guvernatorëve në Qendrën për Studime Monetare të Amerikës Latine, për periudhën 2015-2017 dhe përfaqëson Paraguajin në Bordin e Drejtorëve të Fondit të Rezervave të Amerikës Latine (FLAR) që nga viti 2014.
/syri.net/