“Baton Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria speciale”. Kështu shprehet nga Prishtina gazetari Milaim Zeka.
Ai përballë moderatores Armela Ferko u shpreh se publikimi i dosjes për vrasjes Xhamil Mustafës është bërë për të dëmtuar Rexhep Selimin, familjen e tij dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Zekës, gazetari Baton Haxhiu ka punuar kundër UÇK-së.
Gjatë intervistës, Zeka nuk kurseu as ish-kryeministrin Fatos Nano.
Ai është shprehur se Fatos Nano merrte 50 mijë marka për çdo kamion me armë që kalonte nga Shqipëria në Kosovë në kohën e Luftës.