Moderatorja Luana Vjollca, e cila ka një karrierë prej 15-vitesh në Top-Channel, do të vazhdojë të shfaqet sërish në ekranin e këtij televizioni.
Sipas raportimeve në media, Luana po negocion me drejtuesit e televizionit rreth një projekti të ri.
Burime bëjnë me dije se programi i ri i Luanës, pritet të ketë sukses për shkak se do të jetë një nga programet më të mira që është parë në ekranet shqiptare.
Nga të njëjtat burime, mësohet se në Top Channel, po punohet për studion e re të Luanës, ndërkohë që dita e shtunë, që ka qënë historikisht e Luanës, është lënë bosh për moderatoren e njohur.
Drejtuesit e Top Channel, kanë patur shumë propozime për spektakle të tjera ditën e shtunë në prime-time, por i kanë refuzuar për shkak se kjo ditë i është caktuar Luanës, që nga muaji shtator deri në shkurt, në çdo sezon televiziv. Shumë shpejt pritet të mësohet edhe sesi do të quhet projekti më i ri i Luana Vjollcës.