Këngëtarja shqiptare Shkëndije Mujaj, e cila më shumë se për këngët, është bërë e famshme për fotot e saj nudo në rrjetet sociale, ka vendosur të ndryshojë tërësisht jetën.
Ajo është bërë besimtare myslimane dhe tashmë ka fshirë të gjitha fotot provokuese e pozon vetëm me hixhab, me të cilin shfaqet në public.
Duke folur për ABC, ajo thotë se tani është tjetër njeri.
“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara, tashmë i përkas diçkaje tjetër, jam tek besimi që kam në Zot.
Dhe pse nuk kam shumë eksperiencë në këtë drejtim, për mua ka qenë një zgjedhje e lirë.
Nuk kam si të flas unë për mbulesën dhe të mos flas për besimin se është diçka e kotë.
Pas kësaj mbulese fshihet një besim dhe dashuri ndaj ndihem mirë. Për fat të mirë jetoj në një shtet ku nuk jam ndjerë asnjë sekondë e paragjykuar.
Unë nuk e kam parë këtë eksperiencë negative. Sa i përket shoqërisë kam patur shumë komplimente, me të vërtetë jam shumë e lumtur dhe ndihem e privilegjuar“, u shpreh Shkëndija, e cila prej kohësh jeton në Zvicër.