Aktorët binjakë Romeo dhe Donald Veshaj janë vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes duke prodhuar një sërë lajmesh në mediat rozë.
Kjo jo vetëm për shkak të jetës së tyre private apo aderimit në Partinë Socialiste, por edhe për detyrën e re që i është ngarkuar si drejtues të degës së socialistëve vlonjatë në Tiranë.
Megjithatë, duket se aktori Romeo Veshaj ende nuk e ka mësuar si duhet përgjegjësinë publike që ka qoftë ligjore ashtu edhe morale.
Në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, Veshaj ka publikuar një fotografi ku përpiqet t’i tregojë ndjekësve të tij se sa shpejt mund të ecë me makinë, – raporton gazeta DRITA.
Ai shfaqet me celular në dorë duke filmuar kilometrazhin e makinës që drejton i cili siç duket nga foto e servirur shënon mbi 217 km në orë në autostradë.
Gazeta “DRITA” përcjell më poshtë disa nga imazhet e shkëputura nga kjo video e cila mesa duket nuk është marrë në konsideratë nga Policia Rrugore e Tiranës.
Vëllezërit Veshaj u prezantuan fillimisht në PS nga drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri i cili i emëroi si koordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë që kemi ngritur në Tiranë.
Ndërkohë, së fundmi angazhimin e tyre e promovoi në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama. #GazetaDRITA