Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Beratit, Adelajda Gjuzi.
Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten, siç raporton Birn, Gjuzi dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prindërit e bashkëshortit si dhe për dy garazhe të blera nga vjehrri, për të cilat u ngritën dyshime se mund të jenë prona të fshehura.
Gjuzi e kundërshtoi këtë konstatim.
Gjyqtarja mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizmin u relatua se nuk ishin konstatuar shkelje të rënda procedurale.
Procesi i vetingut për gjyqtaren Gjuzi u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Genta Tafa Bungo.
Pas konfirmit në detyrë, Gjuzi nuk ka nguruar që të shkëmbejë puthje më bashkëshortin, në sallën e KPK-së.