Teksa pjesa më e madhe e varfërisë në Shqipëri konsiderohet e thellë, ku të ardhurat janë nën standardet minimale të pranueshme dhe shumë njerëz mezor arrijnë të plotësojnë nevojat themelore siç janë ushqimi, veshja dhe ngrohja, ka një hapësirë ku lulëzon komoditeti.
Ditën e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zbritur nga dera e një makine luksoze e cila bën një kontrast të fortë me jetën e qytetarëve të cilët çdo ditë përpos skamjes përballen me shërbime të dobëta publike dhe shërbime shoqërore të paarritshme.
Lleshaj i është drejtuar parlamentit duke udhëtuar përmes këtij automjeti luksoz për të cilin janë shpenzuar rreth 100 milionë lekë.
Në fakt mjeti duhej t’i takonte Policisë së Shtetit, Oficerit të Kontaktit apo vetë drejtorit, sepse ishte blerë nga ky institucion por koha zbuloi se “trukun” pasi makina e tipit BMW e viteve të fundit do të merrej në përdorim nga Lleshaj.
Teksa shohim shfaqjen e ministrit të Brendshëm në Kuvend i cili natyrisht është brenda parashikimeve ligjore, nga ana tjetër duhet të shohim edhe realitetin përtej Tiranës ku standardet për varfërinë në zonat rurale dhe urbane megjithatë janë tejet të ndryshme në bazë të rrethanave, sërish përbëjnë një diferencë të madhe duke të lënë një shije të hidhur.


