Ndonëse është larguar zyrtarisht nga Partia Demokratike, Lulzim Basha duket se vijojë të mbajë “peng” grupin e besnikëve të tij në selinë blu.
Tentativa e fundit për bashkimin e së djathtës përballë Partisë Socialiste të Edi Ramës rezultoi e dështuar duke lënë pas një sërë paqarësish mbi vendimin.
Shoferi i Gazmend Bardhit dhe ai i Lulzim Bashës kanë realizuar një takim të konsideruar të dyshimtë dy ditë përpara se “grupi Alibeaj” t’i përgjigjej Sali Berishës.
Në fotografinë e siguruar nga gazeta “DRITA” shihen qartë dy njerëzit më të besuar të Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit që kanë qëndruar afërsisht një orë.
Por çfarë mesazhesh i kanë transeruar njëri-tjetrit dhe çfarë kishte kurdisur ish lideri i demokratëve?
Panorama e ditëve të fundit shpjegon më mirë dilemat e demokratëve.