Hija e Sali Berishës në selinë e PD-së nuk është larguar. Ndonëse nuk është më pjesë zyrtarisht e grupit parlamentar, në mbledhjet e PD-së ai ka qenë sërish fokus i diskutimeve, që ka sjellë sërish përplasjen mes deputetëve dhe kryetarit Lulzim Basha.
Gazetarja Danjela Maloku raporton se Flamur Noka, një nga deputetët që e ka treguar hapur besnikërinë ndaj Sali Berishës, ka debatuar sërish me Bashën, lidhur me vendimin e këtij të fundit për ta përjashtuar nga grupi.
Nga ana tjetër, përveç debateve për Berishën, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se në mbledhje është diskutuar lidhur me strategjinë e opozitës në parlament dhe më pas vijojnë për punën në Komisione.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur po sot, PS ka mbledhur Kryesinë e Grupit për të diskutuar lidhur me shtyrjen e afateve të Vettingut, për të cilën kërkohen ndryshime Kushtetuese, që nuk bëhet dot pa bashkëpunimin me opozitën, pasi mazhoranca ka 77vota nga 92 që i duhen.