Zbardhet dëshmia e mbesës së Festim Haderit, xhaxhait abuzues në Durrës.
Ajo ka deklaruar se në fillim raporti mes tyre ka nisur me pëlqimin e të dyve por më pas ka tentuar ta shkëpusë lidhjen duke hasur në kërcënimet e tij.
“Disa kohë më parë kemi pasur një raport bashkë. Vazhdoi për disa kohë me pëlqimin e të dyve. Më pas unë reflektova dhe kërkova ta ndërprisnim lidhjen. Por, ai u bë keq dhe më kërcënonte se do ti tregonte familjes time për lidhjen tonë. Më bënte presion psikologjik.U gjenda në një situatë të vështirë. Sa në disa raste mendova edhe më të keqen për vetën. I lutesha të më linte të qetë pasi nuk doja ta vazhdoja më por ai nuk ndalej. Derisa vendosa ta denoncoj. Dua që ta arrestoni pasi jam shumë e frikësuar”,- ka deklaruar 27 vjeçarja.
Haderi nga ana tjetër ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë shantazh.
“Gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve. Nuk është e vërtetë që e kam shantazhuar. Se kam shantazhuar kurrë. Dhe as nuk i kam bërë presion psikologjik”, ka thënë 50-vjeçari para trupit gjykues.
Sot gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg Festim Haderin deri në hetimin e plotë të çështjes.