Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka habur mbrëmjen e sotme me një deklaratë të bërë, teksa po fliste për zgjedhjet e 25 prillit.
Mediu tha se kryeministrit Edi Rama do t’ja bënte hallall një mandat të tretë, por sipas tij, Rama do që të jetë gjithmonë në pushtet.
Pjesë nga biseda në Vizion Plus:
Alban Dudushi: Në të gjitha zgjedhjet e mëpasme, opozita një nga shqetësimet dhe frikërat kryesore kishte manipulimin. Do manipulohen zgjedhjet nga pushteti. Dhe të njëjtën gjë thoni dhe tani dhe keni të drejtën tuaj për ta thënë. Mund ta akuzoni Ramën për çdo lloj historie për t’i mbajtur dhe një herë dhe natyrisht Edi Rama e do edhe një herë të tretë.
Fatmir Mediu: Ta donte për herë të tretë hallall, por e do përjetë.