Deputeti Dashnor Sula, në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk e sheh kohën e duhur politikisht për të mbajtur zgjedhje brenda Partisë Demokratike.
Sula tha se partia duhet të bashkohet për të kaluar provën e radhës me elektoratin për zgjedhjet lokale të 2023-it, dhe më pas për zgjedhjet brenda partisë.
Deputeti theksoi se nuk do të votojë as për përjashtimin e Berishës dhe as të Bashës.
“Të bësh zgjedhje brenda PD do ishte nonsens, kemi një shumicë brenda pakicës, foltorja është shumicë. Do ishte e udhës që të shkonim me një komision të përkohshëm për bashkim për zgjedhjet e 2023 për bashkitë, dhe pas kësaj zgjedhje brenda partisë. Kam deklaruar se nuk do të votoj kurrë për largimin e asnjërit nga PD, nuk është zgjidhje për përjashtim, nëse nuk e kupton as Basha dhe as Berisha, ne po flasim kot’, tha Sula