Deputeti Dashnor Sula ka denoncuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Ai ka sjellë rastin e një familje të dëmtuar nga tërmeti i tre viteve më parë e cila gjendet ende në qiell të hapur.
Ndër të tjera Sula shkruan:“Familja Meta me 3 fëmijë të mitur dhe dy pleq të sëmurë në fshatin Palaj të komunës Përparim prej tre vitesh jetojnë në kushte skandaloze. Pas tërmetit të 2019 shtëpia e tyre u dëmtua rëndë dhe u bë e pabanueshme, ndaj jeta e tyre është mes çadrës dhe mureve të çara.
Gjendja tyre e vështirë është parë edhe nga institucionet përkatëse.
Siç do ta dëgjoni vet dëshminë e Dallandyshe Metës, asaj i është bërë fakt i kryer nga deputeti i PS ,Taulant Balla, se shtëpia do i ndërtohej. Por edhe sot pas 3 vitesh ata jetojnë në një çadër të vogël 7 veta.
Njësoj si qytetarëve të Thumanës, Durrësit apo Laçit edhe familjes Meta, tërmeti i 2019 ja prishi shtëpinë, ndaj edhe këta njësoj si qytetarët e Durresit Laçit etj, meritojnë të kenë shtëpinë e tyre ku të flenë të sigurt.
Ashtu siç i dhashë fjalën nënë Dallandyshes dhe 3 fëmijëve të mitur unë nuk do lë gur pa lëvizur, derë institucioni pa trokitur që ajo familje e nderuar të marrë atë që i takon!”, shkruan Sula.
May 8, 2022
Familja në qiell të hapur, deputeti i PD denoncon Taulant Ballën: S’do le gur pa lëvizur
by gazetadrita