Vaksinat që nisën dje të injektohen në stadiumin Air Albania kanë ardhur nga Gjermania.
Kjo referuar dokumentit zyrtar të zhdoganimit të vaksinës së aeroportin e Rinasit, dokumentacionin doganor të kalimit të vaksinës, si dhe dokumentin e Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë që autorizon importimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech.
Pavarësisht zbulimit të rrugës së ndjekur për ardhjen e vaksinës anti-covid në Shqipëri, nuk dihet ende nëse prejardhja përkon me shtetin misterioz që i dhuroi, të cilin kryeministri Rama nuk e zbuloi dje duke arsyetuar se ishte kërkuar nga pala tjetër të mbetej e tillë.
Por ndryshe nga sa ishte thënë më herët se vaksina kishte qëndruar disa ditë në doganë dhe ishte magazinuar në një vend të posaçëm në Institutin e Shëndetit Publik, ajo ka mbërritur në Rinas vetëm dje në mesditë dhe është transportuar direkt në stadiumin Air Albania.
Transportimi i vaksinës është marrë përsipër nga agjencia Ben impex & Co, e profilizuar në procesin e zhdoganimit dhe transportit.