Kryeministri Edi Rama u përball mbrëmjen e djeshme me avokatin Adriatik Lapaj i cili i kujtoi një projekt-ligj që u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë sa i përket lehtësirave për pagesën e energjisë elektrike.
Shefi i qeverisë tha se kishte një ligj të tillë të miratuar nga qeveria e tij duke lexuar një mesazh në telefon ku pretendonte se ishte dokumenti.
Ndërkohë, pavarësisht insistimeve në studio nuk pranoi që të japë asnjë të dhënë sqaruese.
Por si qëndron e vërteta?
Nëse do të bëjmë një kërkim të thjeshtë, rezulton se ligji i pretenduar nga Rama është në fazën e projekt-ligjit dhe që gjendet ende në zyrat e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Risisë që tashmë është e shkrirë.
Pas ikjes së Erion Veliajt nga drejtimi i këtij institucioni gjithçka ngeli vetëm në letër duke mos pasur asnjë votim, implementim apo zbatim.
Neni 96
Furnizimi për klientët në nevojë
- Klientët familjarë, të cilët kanë përfituar statusin e klientëve në nevojë, në përputhje me
kushtet e përcaktuara në nenin 95, të këtij ligji, kanë të drejtën e përfitimit të shërbimit të
furnizimit universal, sipas parashikimeve të këtij ligji. - Kontrata e furnizimit të klientëve në nevojë fillon në ditën që klienti regjistrohet prej
Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes si klient në nevojë. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes
paraqet informacion për furnizuesit e shërbimit universal për klientët në nevojë, brenda 5
ditëve nga regjistrimi i tyre. - Furnizuesi i klientit në nevojë i paraqet këtij të fundit kontratën dhe e informon rreth të
drejtave dhe kushteve të furnizimit nën shërbimin universal. - Klienti në nevojë furnizohet me energji elektrike sipas tarifave të miratuara nga ERE
dhe në përputhje me nenin 85 të këtij ligji. - Furnizuesi, që furnizon me energji elektrike klientin në nevojë, mund të ndërpresë
shërbimin, bazuar në kushtet specifike për këtë kategori klientësh, të miratuara nga ERE.
57 - Kontrata e furnizimit të klientëve në nevojë përfundon në fund të muajit të dytë, nga
momenti i çregjistrimit të klientit si klient në nevojë prej Operatorit të Sistemit të
Shpërndarjes. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dërgon informacion te furnizuesi për
klientët e çregjistruar, sipas njoftimit për daljen nga kategoria e klientit në nevojë, në fund të
çdo muaji.