Moderatori dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka anashkaluar të gjitha rregullat anti Covid-19 dhe ka organizuar një trajnim në një sallë të mbushur plot me njerëz.
“Ju falenderoj të gjithëve që ishit prezent në ditën e parë të trajnimit “Mendo-Ndrysho-Fito”. Ju sot keni mbjellë farën e suksesit dhe të jetës që dëshironi. Nesër na pret një ditë edhe më shpërthyese. Gati Miq 💥”, shkruan vete Mamaqi ne rrjetin social!
Në fakt pamjet janë bërë publike nga vetë Mamaqi i cili përmes postimeve në “Instagram” kanë ndarë momente nga trajnimi në sallën e mbushur në Tiranë.
Ashtu siç mund të shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, asnjë nga të pranishmit nuk i ka respektuar masat anti Covid, duke mos respektuar distancën apo të mbajnë maska. Madje as Ermali nuk është shfaqur në asnjë moment me maskë, edhe pse në skenë ka dy vajza.
Kanë qenë qindra komente në profilin e Mamaqit që kanë ngritur alarmin rreth kësaj ngjarje. Ata vënë në dukje faktin se teksa universitetet vijojnë të mbyllura, Mamaqit i lejohet të mbledhë njerëzit në një sallë kinemaje.
“Hapni kinematë dhe universitetet sesa këto Sudet e reja të internetit. Kujdes nga Covid-19” – është një prej komenteve që mund t’i ndiqni të plota këtu!
Duhet kujtuar se grumbullimet e tilla, në ambiente të mbyllura janë të ndaluara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë, të cilët muaj më parë vendosën se nuk lejohen grumbullime me më shumë se 10 perona, gjë e cila nuk është respektuar.
Sipas masave shtrënguese të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, organizime të tilla dhe thyerja e masave anti Covid, varion me masë administrative, gjobë, deri në 10 milionë lekë.