Ish-zv/kryeministri Erion Braçe, është zëri më opozitar në qeveri dhe në PS.
Këtë të mërkurë, fermerët e Çermës kanë dalë në protestë, dhe krah tyre është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Në një prononcim për mediat, Braçe thotë se çmimi i grurit ka rënë aq shumë saqë fermerët janë zhytur në faliment.
“Nga Velipoja deri poshtë në Ksamil, çfarë do të hanë njerëzit. Sepse i kemi thirrur njerëzit, u themi turistëve që të vijnë, por çfarë do të hanë. Nëse falimenton kjo ekonomi bujqësore, ka falimentuar ekonomia e të gjithë vendit. Ai shkon në emigracion dhe merr më shumë lekë”.