Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Enkel Demi u shpreh se ai nuk është votues i PS-së pse duhet të jetë nën patronazh.
Demi: Unë nuk jam votues i PS-së pse duhet të jem në patronazh? Ne deri dje kishim, para viteve ’90 kemi pasur fuksa dhe 80-leksha. Edhe sot i kemi, por i kemi me databazë. Këta janë duke na votuar.
Këta duan që të marrin çdo gjë dhe të dinë intimitetet tona. Ne jemi njerëz dhe kemi momente kur mund të bëhemi vulnerabël dhe këto t’i merr vesh Rama dhe ka mundësi që të të kërcënojë. Pse duhet të dalin shumë të dhëna që unë ia besoj një agjencie që ruan privatësinë.